Debati u mbajt në sheshin e Universitetit, ku studentët patën mundësi t’i shprehin qëndrimet e tyre për arsimimin universitar, ndikimin e tij në karrierë, zhvillimin profesional, sfidat që hasin dhe çështje të tjera në kontekst të temës boshte.
Debati u zhvillua në formën e agorës, ku secili studentë, duke respektuar radhën, ishte i barabartë dhe lirshëm debatonte për temën.
Ky debat ishte i pari për këtë vit, ku sipas përfaqësuesve të Klubit të Debatit, aktivitetete të ngjashme, do të organizohen edhe në të ardhmen, ku çështjet kryesore që do të diskutohen, do të jenë ngushtë të lidhura me jetën studentore.
