Në kuadër të kësaj fushate personalitete të njohura nga vendi japin mesazhet e tyre kundër gjuhës së urrejtjes, e cila kohëve të fundit u shfaq në media dhe në rrjetet sociale, posaçërisht pas aksidentit tragjik në rrugën Shkup – Tetovë.
Universiteti i Evropës Juglindore, parimin e barazisë, lirisë së shprehjes dhe tolerancën e ka bazë të funksionimit të tij. Përveç tolerancës, UEJL promovon respektin ndaj njëri-tjetrit, pa marrë parasysh etninë, racën apo gjininë.
Kësaj fushate i është bashkangjitur edhe rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, i cili në posterin sensiblizues të Asociacionit, ka shprehur porosinë e tij për respektimin e njëri -tjetrit dhe kundër gjuhës së urrejtjes.
“Vërtet postulati i demokracisë liberale fillon me lirinë e shprehjes, por liria e shprehjes përfundon aty ku fillon gjuha e urrejtjes!”, thuhet në porosinë sensibilizuese të rektorit Bexheti.
Fushatës pritet t’i bashkëngjiten asociacione, institucione dhe personalitete të njohura në vend.
