S’ka gjë më të bekuar se puna e mësuesit. S’ka kontribut më të madh në shoqëri, sesa jep mësuesi”, theksoi rektori Bexheti. Ai tha se u takon gjeneratave të reja ta kthejnë dinjitetin dhe statusin e mësuesit në shoqërinë tonë.
“Nëse nuk e bëjmë këtë, do ta kemi shumë të vështirë ta rrisim cilësinë në arsimi dhe më e rëndësishmja ta ndalojmë ikjen masive të trurit, që tashmë është shndërruar në dukuri të frikshme te ne dhe vendet e rajonit”, tha mes tjerash rektori i UEJL-së, Abdylmenaf Bexheti.
Kryetari i Parlamentit dhe Asociacionit Studentor, Arjon Fejzullahu, falënderoi stafin e Universitetit, duke theksuar se për këtë festë me meritorët janë stafi akademik, mësuesit tanë, të cilët kanë ditur të na e tregojnë rrugën e drejtë të zhvillimit arsimor.
“Ne, si gjeneratë e kemi detyrim moral ta çojmë përpara këtë proces historik”, tha Arjon Fejzullahu.
Për anën artistike të manifestimit u kujdesën studentet Rita Beaidini dhe Genta Mustafa, të cilat recituan poezi nga poetë të njohur shqiptarë.
