“Universiteti i Evropës Juglindore me nisma të ngjashme ka filluar shumë herët, që me themelimin e tij, kur u krijua Qendra për Zhvillimin e Biznesit, që kishte një koncept të ngjashëm”, tha në fjalimin e tij, rektori i UEJL-së, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti. Ai informoi se Universiteti ynë,është partner në realizimin e një projekti, ku bartës është një universitet nga Greqia. Në kuadër të këtij projekti, do të përkrahen të gjitha nismat inovative të studentëve.
“Nuk është projekt shumë i madh, por i rëndësishëm për studentët dhe për simbolikën që përfaqëson”, tha rektori Bexheti. Ai theksoi se në strukturën ekonomike të vendit ka mjaft plasaritje,që mund të plotësohen nga biznes engjëjt.
Ambasadorja e Zvicrës, Sibel Zuter, theskoi se ata si ambasadë kanë krijuar përvoja së bashku me USAID, që do të ndihmojnë në afirmimin e konceptit të biznes engjëjve në vend.
Në emër të ministrit të Ekonomisë, foli sekretari shtetëror, Blerim Zllatku, i cili tha se kjo ministri edhe konkretisht ka përkrahur projekte që nxisin burime alternative të financimit.
Ministri pa resor, Zoran Shapuriq, e theksoi nevojën e afirmimit sa më të madh të konceptit të biznes engjëjve, të cilët ndikojnë në zhvillimit ekonomik.
Prof. Dr. Veland Ramadani, prezantoi lidhur me konceptin, mënyrën e funksionimit dhe ndikimin e biznes engjëjve në zhvillimin e ndërmarrësisë.
Përfaqësuesi Maxhovski, përfaqësues i CEED Macedonia, falënderoi pjesëmarrësit dhe i prezantoi aktivitetet që i ka realizuar kjo organizatë.
Lidhur me përvojat dhe funksionimin e një biznes engjëlli, foli Aron Braun, biznes engjëll nga Klubi zviceran i biznes engjëjve
