Në këtë konferencë mori pjesë edhe rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti.
Përfaqësuesit e 20-të universiteteve publike shqiptare, në mesin e të cilëve edhe UEJL, nënshkruan një Deklaratë të përbashkët, ku pajtohen për çështje të rëndësishme me interes për universitetet nënshkruese.
“Mundësitë dhe format e bashkëpunimit ndëruniversitar regjional”, ishte tema kryesore e konferencës, ku përveç tjerash u diskutua edhe për mekanizmat dhe procesin e konkretizimit të bashkëpunimeve në fusha të ndryshme.
Rëndësi e veçantë i është dhënë bashkëpunimit me qeveritë përkatëse për krijimin e një fondi të veçantë për shkëmbimin e studentëve dhe personelit akademik midis universiteteve publike shqiptare.
Rektorët e universiteteve, në prezencë edhe të personaliteteve politike dhe institucionale të Kosovës, morën pjesë në ceremoninë e shënimit të përvjetorit të 49-të të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

