Para një grupi diskutuesish, dr. Farington e ka prezantuar UEJL-në si model të përdorimit fleksibil të gjuhëve. “Padyshim, ka një interes të madh në Evropë në promovimin e ciklit të dytë të studimeve (MA) në gjuhën angleze, me disa shembuj të ciklit të parë të studimeve (BA) në lëmi të caktuara, si informatika e biznesit dhe shkenca kompjuterike. Ky zhvillim, është i rëndësishëm për vendet në formimin e lidhjeve më të ngushta me BE-në, siç është rasti i Republikës së Maqedonisë. UEJL inkurajon studentët në zotërimin e gjuhës angleze si një mundësi për studime të mëtejshme” tha Dr. Dennis Farrington.
Në Konferencë, u diskutua se si, në kuadrin e internacionalizimit, arsimi i lartë mund të përfitojë nga zgjerimi i etikës së saj kryesore, duke mos e përfshirë përvojën perëndimore, për shembull, nga Azia, India dhe Afrika dhe duke mos u mbështetur aq shumë mbi ndikimin e sistemeve arsimore të Evropës Perëndimore, apo SHBA-ve.