Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Afaristi i njohur nga Kosova, Ejup Ahmeti me dhuratë simbolike promovoi nismën “Alumni për Universitetin”

Në Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup, sot ( 10.10.2018), me dhurimin simbolik të 10-të kompjuterëve nga Kompania “Doni Fruits”, pronari i së cilës është Ejup Ahmeti, Alumni (i diplomuar) i Universitetit u bë promovimi i nismës “Alumni për Universitetin dhe Universiteti për Alumnin”.

Qëllimi i kësaj nisme është që studentët e diplomuar në UEJL dhe që sot janë pronarë të bizneseve të suksesshme, profesionistë të dëshmuar dhe personalitete të njohura nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme të mbajnë dhe forcojnë lidhjet me Universitetin dhe anasjelltas.

Me këtë rast biznesmeni i njohur nga Kosova, Ejup Ahemti, mbajti ligjëratë me temë: “Sfidat dhe përvojat - nga studimet, në biznes”

“Universiteti nuk ju mundëson të jeni të suksesshëm, por u mundëson që të fitoni bazat e dijes për të qenë të suksesshëm në biznesin, ose karrierën tuaj”, tha rektori Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, para studentëve të pranishëm.

“Ne mund të shkruajmë libra shumë të mirë, por të praktikuarit e asaj që ne e themi në libra e bëjnë kompanitë e udhëhequr nga persona të guximshëm dhe të suksesshëm, siç është Ejup Ahmeti, për të cilin ne jemi krenarë që ka qenë pjesë e jona dhe vazhdon të mbajë lidhjet me universitetin e tij”, tha mes tjerash rektori Bexheti.

“Për të qenë të suksesshëm duhet të keni një ëndërr, por për ta jetësuar atë duhet t’i keni dijet e nevojshme. Këto dije, këtë bazë unë e fitova në këtë Universitet, i cili për shumëçka është model rajonal i ofrimit të cilësisë në mësimdhënie”, tha Ejup Ahmeti.

Afaristi Ejup Ahmeti, i porositi studentët që të mos tërhiqen nga qëllimet, të jenë të vendosur sepse suksesi është i pashmangshëm.

Komapania “DoniFruits”, është kompani me renome rajonale në furnizimin me pemë dhe perime, e shtrirë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni dhe me plane për shtrirje në tregun e BE-së.

Google+