Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U mbajt takimi tradicional me studentët e vitit të parë

Studentët e regjistruar në vitin e parë në Universitetin e Evropës Juglindore, sot (27 shtator 2018), në kuadër të Javës së orientimin, morën pjesë në takimin tradicional para fillimit të vitit të ri akademik.

Në fjalimin e tij mirëseardhës, rektori Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti i porositi studentët e sapo regjistruar, meqë e kanë përcaktuar objektivin kryesorë, atëherë të përqendrohen për të dhënë dhe marrë maksimumin nga ky institucion.
“Ne do bëjmë së bashku këtë rrugëtim tre apo më shumë vjet. Do të kemi përjetime të përbashkëta, momente të shumta përplot batica dhe zbatica. Shumë herë do jeni të lumtur por disa herë dikush prej Juve jo edhe aq! Ndjehuni të lirë të shprehni pakënaqësinë të bazuar në fakte, sipas Jush të arsyeshme, deri në qartësimin transparent përfundimtar”, tha rektori Bexheti.

Ju përgëzoj për zgjedhjen e bërë, jo pse është në favorin tonë si Universitet, por sepse keni zgjedhë opsionin më të mirë për ju vet, brenda mundësive dhe kornizave të ofertave programore. Kjo nuk është retorikë e zbrazët, por mbështetet mbi faktet.

“Mjedisi jonë akademik, në të gjitha aspektet dallon nga tjerët-nga transparenca e klasave dhe procesit akademik, përmes përkujdesjes për studentin në qendër të vëmendjes e deri te vlerësimi i brendshëm i stafit prej juve-si atij akademik, po ashtu edhe administrativ. Pajisjet e bibliotekës, kampusi me wireless gjithandej, stafi akademik me praktika Perëndimore, rrjetë kolegësh nga Regjioni, Programet e ndryshme Perëndimore, kultura e tolerancës dhe shumëçka tjetër na bënë të dallueshëm në tregun e AL në Maqedoni.”, tha mes tjerash rektori i UEJL-së, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti.

Studentëve iu drejtua edhe kryetari i Parlamentit Studentor dhe Asociacionit, Veton Iljazi dhe avokati studentor, Enkelej Ajazi. Ata i siguruan studentët e rinj se ky asociacion, do të jetë gjithmonë përkrah studentëve dhe se së bashku do të kalojnë shumë momente sfiduese, por edhe do të ketë shumë punë për të bërë.

Shërbimet profesioniste të Universitetit i njoftuan studentët e rinj me procedurat e pajisjes me kartat e identifikimit studentor, përpilimin e orarit, përdorimin e rrjetit dhe mjeteve online të mësimit, siç është google-classroom dhe aplikacione të tjera. Studentët u njohën edhe me shërbimet kryesore të Universitetit si: shërbimin studentor, shërbimin e teknologjive informatike, bibliotekën, shërbimin e karrierës dhe me fakultetet, ku ata kanë zgjedhur të studiojnë.

Google+