Marti Ahtisari, pas pranimit të çmimit “Duart e Shpresës”, nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, për kontributin e tij historik që çoi në pavarësinë e Kosovës, ka deklaruar se me pavarësinë e Kosovës është përmirësuar një gabim historik.Çmimin në fjalë, në mënyrë simbolike, e ndau presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ndërkaq në mesin e shumë personaliteteve të shquara të jetës publike, ishte i pranishëm edhe rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, akademik Alajdin Abazi, i cili tha se këtë vizitë e ka shfrytëzuar që nëpërmjet drejtorit ekzekutiv të Këshillit Shqiptaro –Amerikan, Avni Mustafaj t’ia dorëzojë ftesën për ndarjen e titullit honoris causa nga UEJL në vitin 2010, z. Al Gor (Al Gore) , ish-nënpresident i SHBA-ve, aktivist i shquar në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe fitues i çmimit Nobel për paqe, e që lidhte me punën e tij për të penguar ndryshimet klimatike.