Në konferencë morën pjesë hulumtues të njohur të fushës nga Universiteti i Evropës Juglindore, Universiteti i Lubjanës, Universiteti i Tiranës, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” nga Shkupi dhe Universiteti “Shën Kliment Ohridski”.
U diskutuan tema të ndjeshme, që kohëve të fundit janë bërë fenomen në arsimin sipëror, duke u përqendruar në format e shfaqjes së korrupsionit dhe për plagjiaturën si fenomen mjaft i pranishëm në sferën e arsimit.
“Edhe për plagjiaturën po përflitet mjaftë, sërish asgjë të re në dokumentet e shkruara. Prandaj, kjo konferencë është e rëndësishme sepse kontribuon në këtë drejtim.”, tha Prof. Dr. Dennis Farrington, kryetar i Bordit të UEJL-së. Ai theksoi se është momenti i fundit për ta çrrënjosur këtë fenomen, pasi ndikon në cilësinë e diplomave, dhe se këto të fundit përdoren për punësime dhe ndikojnë në cilësinë e hulumtimeve.
