Në këtë turne morën pjesë mbi 150 shahistë më të mirë (mjeshtër dhe kryemjeshtër), nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Bullgaria. Turneu është regjistruar në ngjarjet zyrtare të organizimeve të shahut në Federatën Ndërkombëtare të Shahut (FIDE).
Në hapjen solemne të turneut morën pjesë përfaqësues të Agjencisë për sport të Maqedonisë, përfaqësuesit e federatave të të gjitha shteteve pjesëmarrëse dhe mysafirë të tjerë.
Turneun e shpalli të hapur rektori i UEJL-së, Akad. prof. dr. Abdylmenaf Bexheti, i cili e theksoi rëndësinë e mbajtjes së një aktiviteti të këtillë në Universitetin tonë.
“Pjesëmarrja masive e shahistëve në këtë turne na obligon, që të njëjtin ta shndërrojmë në një garë tradicionale dhe për këtë e keni përkrahjen maksimale timen”, tha rektori Bexheti.
Lojërat u zhvilluan në nëntë xhiro dhe zgjatën gjatë tërë ditës. Lojërat u mbikëqyrën nga refer të licencuar nga FIDA, nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
Fituesit e turneut ishin:
Vendi i parë: Zvonko Stajnojoski
Vendi dytë: Filip Pançevski
Vendi tretë: Lubomir Danov (Bullgari)
Vendi i katërt: Velisllav Kukov (Bullgari)
Vendi i pestë: Nderim Saraçi (Kosovë)
Vendi i gjashtë: Dejan Stojanovski (Maqedoni)
ELO 2 100: Sotir Pasku (Shqipëri)
ELO 1900: Avni Krasniqi (Kosovë)
Junior: Muhamet Asllani (Kosovë)
Femra: Gabriela Kosokoska
Lojtari më i ri vendor: Ilir Arifi-Devaja
Veterani: Bedri Sadiku
Të gjithë fituesit janë shpërblyen me mjeteve financiare dhe diploma
