Studentët, përveç pjesës teorike kanë realizuar edhe vizita studimore në ndërmarrje të ndryshme, ku kanë patur mundësi që praktikisht t’i vërtetojnë njohuritë teorike.
Shkolla Verore u organizua nga Fakulteti i Biznesit i UEJL-së, Universiteti i Shkencave të Aplikuara i Vestafalisë Jugore dhe Universiteti i Arsimit i Vinegarden nga Gjermania.
“Studentët në kudër të kësaj shkolle verore gjenerojnë, zhvillojnë dhe e prezantojnë idenë biznesore në një model multikulturor. Programi ngërthen aspekte teorike dhe kryesisht praktike nga fusha e ndërmarrësisë, otimizimi i strategjisë, hartimi i një plani dhe prezantimi i projektit, studimet ndërkulturore , etj. ” thotë koordinatori i Shkollës Verore, Doc. Dr. Fitim Deari.
Në kuadër të këtij projekti ministri për Investime Direkte të Huaja në Qeverinë e RM-së, z. Bardhyl Dauti realizoi një ligjëratë, duke u fokusuar në lehtësimet për investitorët e vendit dhe te huaj, profilin e vendit dhe të dhënat makroekonomike, etj.
Ligjeruesit nga universitetet gjermane ishin: Prof. Dr. Ewald Mittelstädt, Prof. Dr. Claudia Wiepcke dhe Manfred Mohr.
Studentët gjerman patën mundësi të vizitojnë Fabrikën “Vezë Sharri”, si dhe monumente të trashëgimisë kulturore në disa lokalitete turistike të Tetovës dhe në qytetet të tjera në Maqedoni. Projekti në fjalë është mbështetur nga Ministria Federale Gjermane për Çështje Ekonomike (German Federal Minister of Economic Affairs) dhe financuar nga Shërbimi Gjerman për Shkëmbim Akademik (German Academic Exchange Service - DAAD)
