Pas përfundimit të Ceremonisë solemne, me rastin e promovimit të gjeneratës së katërmbëdhjetë të absolventëve të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), që u mbajt të shtunën në kampusin e këtij universiteti në Tetovë, ambasadori amerikan, Sh.T. Xhes Bejli i shoqëruar nga ambasadori slloven Sh.T. Milan Jazbec dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Arbën Ademi, takuan rektorin aktual, Prof. Dr. Zamir Dika dhe rektorin e zgjedhur, Akademik Abdylmenaf Bexheti.
Nikoqirët, Dika dhe Bexheti, ishin mirënjohës dhe i shprehën falënderimet e tyre Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kontributin e madh dhënë Universitetit të Evropës Juglindore. Ata rikonfirmuan fjalët e ambasadorit për një marrëdhënie të veçantë të SHBA-së me UEJL-në, duke e vënë në pah kontributin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, përmes USAID-it dhe në partneritet me Universitetin Indiana që në momentet e themelimit të UEJL-së.
Ministri Ademi së bashku me ambasadorët Bejli dhe Jazbec, premtuan se do të vazhdojë përkrahja për UEJL-në, gjithnjë duke e vënë në plan të parë cilësinë në mësim dhe në përgjithësi në aktivitetin akademik e shkencor të këtij institucioni të rëndësishëm të arsimit të lartë në Maqedoni.
Ambasadori Bejli dhe ministri Ademi takojnë rektorët Dika dhe Bexheti
19 qershor 2018Ambasadori Bejli dhe ministri Ademi takojnë rektorët Dika dhe Bexheti
Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics