COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Mbi 52 punime shkencore u prezantuan në konferencën e dytë shkencore të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë

“Edukimi i biznesit në shekullin 21”, ishte tema e konferencës së dytë ndërkombëtare, që u mbajt të premten (25 maj 2018), në Universitetin e Evropës Juglindore.

Në konferencë morën pjesë studiues nga shtet të ndryshme, edhe atë nga SHBA-të, Maqedonia, Kosova, Lituania, Bjellorusia, Rumania dhe vende të tjera.

Dekani i Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, Prof. Dr. Izet Zeqiri, i cili e shpalli të hapur konferencën, foli në temën “Sfidat e Edukimit të Biznesit në Republikën e Maqedonisë”, duke e vënë theksin në trendin e rënies së numrit të nxënësve në shkollat fillore dhe ato të mesme, e sidomos në rënien e numrit të regjistrimit të studentëve në universitete.

Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi, foli për rendësin[ë e sistemit arsimor në zhvillimin e mjedisit të biznesit, duke theksuar masat që merren nga kjo ministri për të rritur cilësinë në arsimin e të gjitha niveleve në Maqedoni.

Zëvendësministri i arsimit i Maqedonisë, Arbër Ademi, foli për rëndësinë e reformave dhe nevojën e përshtatjes së institucioneve arsimore në nxjerrjen e kuadrove profesioniste, që do të mund të çojnë përpara proceset.

Në këtë konferencë u prezantuan 52 punime shkencore, të cilat do të botohen në librin e përmbledhjeve.

Google+