Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Në UEJL edhe eksperti Priebe në shënimin e 9 Majit – Ditës së Evropës

Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), në bashkëpunim me Info Qendrën e BE-së në Shkup, organizuan disa aktivitete për të shënuar 9 Majin – Ditën e Evropës.

Para studentëve, stafit akademik dhe administrativ të UEJL-së si dhe nxënësve të disa shkollave të mesme të Komunës së Tetovës u organizua panel diskutimi, ku mysafir nderi ishte Prof. Dr. Reinhard Priebe i shoqëruar edhe nga ekspertët e lëmisë dhe profesorët e UEJL-së, Prof. Dr Blerim Reka, Doc. Dr. Bekim Nuhija dhe Prof.Dr. Besa Arifi, të cilët diskutuan për rëndësinë dhe historikun e kësaj dite, si dhe për aspiratat dhe sfidat e Maqedonisë drejt anëtarësimit në BE.
Fjalë rasti në këtë manifestim mbajti rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika dhe dekana e Fakultetit të Drejtësisë, Doc. Dr. Emine Zendeli.
Sipas rektorit Dika, "sot, 68 vjet më vonë ballafaqohemi me një realitet që ka integruar Evropën, jo vetëm në sferën ekonomike, por edhe në atë sociale, të mbrojtjes së mjedisit jetësor, të tregut të punës dhe arsimit...", i cili u ndal në pika të shkurtra në sferën e arsimit dhe sfidat me të cilat ballafaqohemi në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian. "Arsimin duhet parë si pjesë integrale të politikave ekonomike dhe sociale, por edhe si instrument për rritjen e konkurrencës së një shoqërie dhe si garanci për sigurimin e kohezionit shoqëror dhe zhvillimit individual të qytetarëve", tha midis tjerash ai. Gjithashtu, në kuadër të aktiviteteve për të shënuar këtë ditë nën përkujdesjen e Prof. Dr Jeton Shasivarit u organizuan edhe gara të oratorisë ku garuan studentët tanë si dhe nxënësit e shkollave të mesme të Komunës së Tetovës, me ç’rast u ndanë edhe certifikata, shpërblime dhe mirënjohje për pjesëmarrësit dhe fituesit.

Fitues të kësaj gare u shpallën:
Vendi i parë – Meirem Miftari – studente e vitit të tretë

Vendi i dytë – Adem Jashari – nxënës i Gjimnazit ‘’Kiril Pejqinoviç’’ dhe

Vendi i tretë – Gentiana Mustafa – studente e vitit të tretë

Në fund, për të pranishmit u shtrua edhe një koktej rasti.

Google+