Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Ambasadorët Zhbogar dhe Romeo në UEJL për 60-vjetorin e Traktateve të Romës

Ekspozitë dhe debat me studentët, ishte agjenda e ambasadorit të BE-së në Shkup, Samuel Zbogar dhe ambasadorit italian, Karlo Romeo në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë, sot ( 20 dhjetor 2017), me rastin e shënimit të 60-të vjetorit të nënshkrimit të Traktateve të Romës.

Ekspozita kishte titull simbolik e që lidhej me momentin politik në të cilin gjendet Maqedonia në përpjekjet e saj drejt integrimit evropian: “Bashkimi Evropian edhe më i afërm”.

Brukseli po e ndihmon Maqedoninë të ndërtojë një shtet modern demokratik, por para së gjithash edhe të rrisë ekonominë e vendit.

“Kjo është një ditë e veçantë, sepse edhe vetë emri i Universitetit tonë lidhet me Evropën dhe me trendët e BE-së për integrim dhe bashkëpunim me të gjitha palët, e në veçanti me orientimin tonë properëndimor dhe amerikan”, tha rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika.

Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar, u shpreh i kënaqur që po vjen sërish në UEJL dhe se porosia e tij ka të bëjë me vazhdimin e reformave në kuadër të euro-integrimeve të Maqedonisë.

“Dyert e Unionit janë të hapura, ndërsa viti 2018 paraqet një mundësi të vetme për secilin vend që të bëjë një hap të pakthyeshëm drejt eurointegrimeve”, tha Zhbogar.

Ambasadori italian në Maqedoni, Karlo Romeo, tha se Italia do t’i përkrah aspiratat e vendeve të Ballkanit perëndimor për integrim në strukturat euroatlanitike.

Udhëheqësja e INFO- Pikës së BE-së, Prof. Dr. Besa Arifi, e citoi Fredirika Mogerinin (Përfaqësuesen e lartë e BE-ë për politikë të jashtme dhe siguri), e cila tha se dyert e BE-së janë të hapura. Ajo shprehu mirënjohje për Delegacionin e BE-së dhe ambasadën italiane për realizimin e ekspozitës dhe pjesëmarrjen e tyre në këtë ngjarje të rëndësishme.

Google+