„Për zvogëlimin e numrit alarmant të kuadrit të ri të kualifikuar që po largohet nga vendi është e nevojshme që kompanitë t’i stimulojnë të punësuarit nëpërmjet të a.q. faktorë të brendshëm dhe të jashtëm”, theksoi dekani i Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, Prof. Dr. Izet Zeqiri.
Në forum u theksua fakti se kompanitë vendore nuk janë aspak konkurruese me kompanitë nga vendet euro perëndimore. Akamdemik Abdylmenaf Bexheti, problemin e sheh te drejtuesit e kompanive, të cilët janë kyç për zhvillimin e kompanive në Maqedoni, “prandaj edhe të punësuarit marrin vendime të ikin jashtë vendit dhe të përparojnë në kompani më të suksesshme”.
Në forumin e biznesit, një pjesë e pronarëve të kompanive, prezantuan projekte, të cilët në bashkëpunim me universitetet, por edhe me odat ekonomike në vend, kanë për qëllim t’i motivojnë punonjësit të mbeten këtu dhe më tutje të punojnë në kompanitë e tyre dhe të krijoj në karrierë në profesionin e tyre.