Ndihmës-prokurori shtetëror Garland, në ligjëratën e tij ndër të tjerash prezantoi dy raste në të cilat persona të caktuar të motivuar nga urrejtja fetare kanë kërcënuar përmes rrjetit social Facebook një shoqatë islame në Boston. Në të dyja rastet prokuroria ka ngritur aktakuzë për këto veprime.
Z. McNeil në ligjëratën e tij foli për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në SHBA veçanërisht pas sulmeve të 11 shtatorit, ku pas këtij rasti ka pasur një rritje të numrit të sulmeve kundër myslimanëve dhe objekteve të tyre fetare.
