Instituti "Maks van der Shtul" i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), organizoi forumin e radhës në temën “Bashkimi Evropian, refugjatët dhe kufijtë: Sa ndikojnë në Republikën e Maqedonisë?”.
Fjalimin kryesor në këtë forum e mbajti Gerald Knaus, drejtor i Iniciativës Evropiane për Stabilitet. Ai i shpjegoi pasojat e krizës së refugjatëve për politikat dhe zhvillimet e brendshme të Bashkimit Evropian(BE), vendeve anëtare, si dhe vendeve kandidate për anëtarësim në BE.
Forumi u mbajt të martën (7 nëntor 2017), në kampusin e UEJL-së në Shkup.
Ky forum, pos studentëve u ndoq me një interes edhe nga disa hulumtues shkencorë, profesorë dhe ekspertë të kësaj fushe, si dhe nga shoqëria civile, të cilët me paraqitjet, komentet dhe dilemat e ngritura lidhur me çështjet e refugjatëve kontribuuan në shpjegimin e faktorëve të krizës me refugjatë.
