Në këtë forum, i cili për temë qendrore kishte ndikimet nga Lindja në rajonet gjeopolitike, profesori i UEJL-së ishte i ftuar nga OSW të jetë ligjëruesi kryesor. Me këtë rast Prof. Dr. Veton Latifi prezantoi ligjëratën e tij me temën qendrore: “Qasja transatlantike përballë tentimeve nga Lindja për të ndikuar në marrëdhëniet ndërkombëtare të Ballkanit”.
Paraprakisht më 23 tetor profesor Latifi mbajti një ligjëratë publike në Universitetin e Varshavës në temë: "Orientimet dhe prospektet e politikës shqiptare në shekullin XXI". Ligjërata ishte e destinuar për studentët që ndjekin programin për studime evropiane lindore në këtë universitet.
Në fund të vizitës së tij, Prof. Dr. Veton Latifi pati një paraqitje edhe në Institutin Polak të Politikës së Jashtme, ku para udhëheqësve të hulumtimit dhe të programit për Evropën Qendrore të këtij instituti të mirënjohur, ai paraqiti pikëpamjet e tij për zhvillimet e fundit politike në Evropë dhe reflektimet e tyre te mundshme në Evropën Qendrore dhe Juglindore.
