Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

MASH në UEJL debaton për zhvillimin dhe implementimin e Kornizës Nacionale të Kualifikimeve

“Përmirësimi i mëtutjeshëm i sistemit të zhvillimit dhe implementimit të Kornizës Nacionale të Kualifikimeve (KNK)”, ishte tema e Debatit Publik, që u mbajt të mërkurën (13 shtator 2017), në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), në Tetovë, në organizim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë, në kudër të projektit të përbashkët të financuar nga BE.

Prorektorja për çështje akademike në UEJL, Prof. Dr. Lejla Abazi-Bexheti, theksoi përvojën kontributin e UEJL-së drejt zhvillimit dhe zbatimit të Kornizës Nacionale për Kualifikim (KNK).
“Që nga themelimi në vitin 2001, në studimet e ciklit të parë, përdorëm 'Sistemin Evropian të Transferit të Kredive' (ECTS), e më vonë zbatuam 'Modelin e Bolonjës' (3+2), duke u shndërruar kështu ndër universitetet e para në rajon që e zbatuan këtë model. Kjo na siguroi transparencë ndërkombëtare, validim dhe mundësi për mobilitet. UEJL gjatë gjithë kësaj periudhe ka patur rol shumë aktiv në krijimin e KNK-së, në kuadër të projektit për dizajnimin dhe implementimin e kësaj kornize. Nga ky vit, UEJL ofron studime universitare tre dhe katërvjeçare, të dizajnuara sipas kërkesave të tregut, përkatësisht industrisë. Në këtë mënyrë vazhdojmë të kontribuojmë në aplikimin e KNK-së, që nëpërmjet rezultateve në mësim synon që këto kualifikime të jenë në harmoni me kërkesat e tregut të punës“, tha prorektorja Bexheti.
Gjatë debatit u diskutuan tema lidhur me përfitimet nga KNK për zhvillimin lokal dhe krijimin e besimit ndaj KNK e të ngjashme.
Në këtë debat, morën pjesë ekspertë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë, ekspertë nga Polonia dhe Kroacia
Google+