Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Rektori Zamir Dika dhe kryetari i Bordit Dennis Farrington u takuan me kryeministrin Zoran Zaev

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), Prof. Dr. Zamir Dika dhe kryetari i Bordit universitar, Prof. Dr. Dennis Farrington sot (11 shtator 2017), u pritën nga kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, z. Zoran Zaev i shoqëruar nga ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Renata Deskoska.

Në takim, siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, është biseduar për sfidat para të cilave ndodhet arsimi në Maqedoni, si dhe për nevojën e implementimit të përvojave pozitive në sistemin arsimor, përshtatur sipas rrethanave të tregut të punës.

Është biseduar edhe për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen që do t’ia ofrojë Qeveria e Maqedonisë Universitetit të Evropës Juglindore. Gjithashtu, janë këmbyer edhe ide se në cilin drejtim duhet të zhvillohet infrastruktura arsimore në Maqedoni.

Përfaqësuesit e UEJL-së u vunë në disponim të Qeveris rreth ndërmjetësimit mes shtetit dhe ekspertëve të huaj për arsim, për aktualizimin e debatit publik lidhur me modelet e reja të strategjisë arsimore që do të kontribuojë për një cilësi më të mirë të arsimit.

Google+