Këshilli drejtues i Akademisë së Biznesit, të hënën (4 shtator 2017), mbajti mbledhjen e parë, në të cilën u diskutuan aktivitetet e ardhshme të akademisë dhe u prezantua informata lidhur me programet e specializuara që këtë vit ofrohen nga Universiteti i Evropës Juglindore . Në cilësinë e anëtarëve të këshillit drejtues, të pranishëm ishin pronarët e bizneseve më të njohura të rajonit dhe përfaqësuesit e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë dhe të menaxhmentit të Universitetit.
Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika, u shpreh mirënjohës për praninë e pronarëve të bizneseve, duke e vendosur theksin në bashkëpunimin konkret për realizimin e programeve të specializuara, të krijuara enkas për nevojat e industrisë.
Dekani i Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, Prof. Dr. Izet Zeqiri, prezantoi rregulloren e punës së Akademisë dhe projekt-planin e veprimit, ku i veçoi disa nga objektivat kryesore që synon t’i arrijë ajo.
Mësimdhënia e bazuar në hulumtim, trajnim për menaxhimin e biznesit, mbështetje të hulumtimit nëpërmjet TI-së, nxitjen e bashkëpunimit mes FBE-së dhe bizneseve dhe hartimi i projekteve të përbashkëta janë disa nga objektivat, të cilat synon t’i arrijë Akademia e Biznesit e UEJL-së.
Akademik Abdylmenaf Bexheti, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të universitetit me industrinë në aspektin e realizmit të projekteve të përbashkëta. Ai propozoi bashkimin e ideve dhe hartimin e një projekti të përbashkët, për të cilin mund të gjenerohen fonde nga fondet e ndryshme të BE-së.
Përfaqësuesit e bizneseve u shprehën të gatshëm të inkuadrohen dhe të bashkëpunojnë me universitetin dhe së shpejti do të ofrojnë edhe ide konkrete.
Informacionin lidhur me studimet e specializuara e prezantoi eksperti gjerman Prof. Dr. Norbert Marks, i cili i veçoi aspektet kryesore të funksionimit të këtyre programeve duke sjellë përvojën gjermane në këtë drejtim.
Shumica e pronarëve të bizneseve u shprehën të gatshëm të bashkëpunojnë dhe u la një kornizë kohore për dhënien e propozimeve konkrete dhe seleksionimin e kuadrit të tyre për të cilët kanë nevojë për specializime.
Akademia e Biznesit dhe Industria së bashku në tregun e punës
6 shtator 2017U mbajt mbledhja e parë e këshillit drejtues të akademisë, ku u caktua korniza kohore e realizimit të projekteve të përbashkëta.
Më shumë lajme
- Në UEJL u mbajt Panairi i Karrierës 2026 – një urë lidhëse mes studentëve dhe tregut të punës
- UEJL dhe HERA nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për avancimin e praktikës dhe kërkimit në fusha me rëndësi shoqërore
- Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, priti në takim Ambasadoren e Norvegjisë, Kristin Melsom
- Nxënësit më të talentuar të ekonomisë garuan në Olimpiadën Nacioanle të Ekonomisë që u mbajt në UEJL
- Të rinjtë kundër dhunës: Trajnim ndërgjegjësues me nxënësit e shkollave të mesme në UEJL
- UEJL pjesë e Konferencës Vjetore të EUA-së në Stamboll
- Vizitë e Ambasadës së SHBA-ve dhe prezantimi i programeve të shkëmbimit arsimor në UEJL