Shkolla Verore është organizuar nga Fakulteti i Biznesit i UEJL-së, Universiteti i Shkencave të Aplikuara i Vestafalisë Jugore dhe Universiteti i Arsimit i Vinegarden nga Gjermania. Seminari u realizua me ndërmjetësimin dhe ndihmën e ekspertit gjerman për studime të specializuara i angazhuar në Universitetin e Evropës Juglindore, Norbert Marks.
“Shkolla verore paraqet një përvojë të dobishme për studentët tanë për të parë mundësitë e ndërmarrësisë në aspektin ndërkulturor. Ky ishte një bashkëpunim i suksesshëm, pasi nga diskutimet që u zhvilluan dolën disa ide biznesi, si: ndërmarrje për filtrimi i ujit, ndërmarrje për riciklim, krijimi i një softueri për luftimin e korrupsionit”, tha Prof. Dr. Ewald Mittelstädt
“Studentët tanë dhe ata gjermanë, në kudër të kësaj shkolle kanë interaktivitet te theksuar, pasi programi parasheh jo vetëm pjesën teorike, por edhe pjesën praktike, ku ata përmes modeleve që lidhen me ndërmarrësin dhe studimet ndërkulturore, diskutojnë dhe zhvillojnë aktivitete të ndryshme”, thotë koordinatori i Shkollës Verore, Prof. Fitim Deari.
Delegacioni i universiteteve gjermane realizoi takim edhe me rektorin e UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika, ku u shkëmbyen ide për vazhdimin e bashkëpunimin të ndërsjellë.
Studentët gjerman patën mundësi të vizitojnë disa monumente të trashëgimisë kulturore dhe disa vendbanime turistike të Tetovës, Shkupit dhe Ohrit.
U mbajt shkolla verore me studentët nga universitetet gjermane për ndërmarrësin dhe studimet ndërkulturore
5 shtator 2017Shkolla Verore me temë “Ndërmarrësia dhe studimet ndërkulturore”, që u mbajt nga 26 gushti deri më 2 shtator 2017, në Universitetin e Evropës Juglindore, i ka bashkuar studentët e dy universiteteve gjermane dhe studentët e Universitetit të Evropës Juglindore, duke sjellë praktika reale nga tregu i biznesit në Maqedoni dhe Gjermani. Studentët, përveç pjesës teorike kanë realizuar edhe vizita studimore në ndërmarrje të ndryshme, ku kanë patur mundësi që praktikisht t’i vërtetojnë njohuritë teorike.
Më shumë lajme
- Në UEJL u mbajt panel diskutimi për sfidat e barazisë gjinore dhe rolin e gruas në shoqëri
- UEJL dhe Ministria e Shëndetësisë formalizojnë bashkëpunimin për kërkim shkencor dhe trajnim profesional në sektorin e shëndetësisë
- Rektori Ibraimi takoi Ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës
- Rektori Ibraimi takon ambasadoren e Holandës: UEJL histori suksesi e bashkësisë ndërkombëtare
- Universiteti i Evropës Juglindore pjesë aktive në debatin për reformat në arsimin e lartë
- Dialog për të ardhmen digjitale: “Global Digital City” hap punimet në UEJL
- UEJL mori pjesë në debatin publik për Propozim-ligjin për Arsimin e Lartë