Në kuadër të këtij Panairi, ndër më të rëndësishmit në rajon, përveç Universitetit tonë morën pjesë edhe universitete të tjera të rajonit dhe më gjerë. Ekipi i Universitetit prezantoi ofertën programore për vitin e ri akademik 2017/2018, ku interesimi i maturantëve dhe prindërve nga Kosova ishte tepër i madh. Kjo më së shumti u vërejt nga vizita që vazhdimisht i bëhej stendës së Universitetit dhe pyetjeve të shumta që iu parashtruan ekipit të Universitetit.
“Universiteti i Evropës Juglindore është universitet, i cili njihet në Kosovë, por më së shumti njihen të diplomuarit tanë, të cilët janë të punësuar në ndërmarrjet më të njohura të Kosovës dhe për ne janë ambasadorët më të denjë të Universitetit.”, tha Demush Bajrami, këshilltar ekzekutiv.
Qëllimi kryesor i Panairit të Edukimit është të kontribuoj në fushën e arsimit me objektiva konkrete, si: takimi në një vend dhe në një kohë i nxënësve dhe studenteve me institucionet arsimore vendore e ndërkombëtare; ofrimi i mundësive për nxënësit dhe studentët që të marrin informata për shkollim, qoftë brenda ashtu edhe jashtë shtetit, gjithashtu dhe informata rreth përfitimit të bursave.
Universiteti i Evropës Juglindore u prezantua në Panairin arsimor të Prishtinës
24 prill 2017Universiteti i Evropës Juglindore u prezantua në Panairin e arsimit, që u mbajt më 20-21 prill në Prishtinë.
Më shumë lajme
- Në UEJL u mbajt Panairi i Karrierës 2026 – një urë lidhëse mes studentëve dhe tregut të punës
- UEJL dhe HERA nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për avancimin e praktikës dhe kërkimit në fusha me rëndësi shoqërore
- Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, priti në takim Ambasadoren e Norvegjisë, Kristin Melsom
- Nxënësit më të talentuar të ekonomisë garuan në Olimpiadën Nacioanle të Ekonomisë që u mbajt në UEJL
- Të rinjtë kundër dhunës: Trajnim ndërgjegjësues me nxënësit e shkollave të mesme në UEJL
- UEJL pjesë e Konferencës Vjetore të EUA-së në Stamboll
- Vizitë e Ambasadës së SHBA-ve dhe prezantimi i programeve të shkëmbimit arsimor në UEJL