Punimi i Prof. dr. Veton Latifit reflekton ndaj krizës së refugjatëve në kontekst të sigurisë ndërkombëtare, duke elaboruar faktin se përse kjo krizë duhet të konsiderohet si problem që konsiston me sistemin e sigurisë ndërkombëtare? Ai skicoi modelet e reja të sigurisë ndërkombëtare përbrenda marrëdhënieve ndërkombëtare si rezultat i krizës aktuale të refugjatëve, krizës në Siri dhe tensioneve mes Turqisë dhe Rusisë, si dhe implikimet e tyre ndaj sfidave dhe prioriteteve të jashtme të Bashkimit Evropian. Lidhur me kontekstin gjeopolitik të krizës së refugjatëve dhe implikimet politike, prof. Latifi elaboroi skenarët e mundshëm të ndikimit të krizës së refugjatëve në perspektivat evropiane të rajoneve të caktuara, përfshirë edhe Ballkanin...
Prof. Dr. Veton Latifi paraqiti punimin e tij në Parlamentin Evropian
8 mars 2016Drejtori i Institutit të UEJL-së “Maks van der Shtul”, Prof. dr. Veton Latifi, më 1 mars 2016 e paraqiti punimin e tij në Parlamentin Evropian, me temë: “Siguria ndërkombëtare, konteksti gjeopolitik dhe implikimet politike të krizës së refugjatëve”.
Më shumë lajme
- Inovacioni, Ndërmarrësia dhe Konkurrueshmëria Digjitale në fokus të ISCBE 2026 në Valenci
- UEJL shkëlqen në Tiranë: Fakulteti i Drejtësisë rrëmben vendin e tretë në “University Law Competition 2026”
- UEJL në Samitin Evropian EDIH 2026 në Bruksel
- Gjenerata e 22-të e UEJL-së festoi suksesin në Ceremoninë e Absolventëve
- UEJL promovoi platformën vetanake të inteligjencës artificiale AI@SEEU
- Delegacioni i INOVA-s vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore dhe TechPark-un
- UEJL konfirmohet si universiteti më i vlerësuar nga Maqedonia e Veriut në Times Higher Education Impact Rankings 2025