Fjala është për pjesëmarrjen e pesë universiteteve të RM-së, ku universiteti nikoqir ka përzgjedhur dy raste penale nga praktika dhe paraprakisht ka caktuar rolet për të gjitha fakultetet. Pesë studentët pjesëmarrës nga UEJL ishin: Fatime Bilalli -gjykatëse, Enkelej Ajazi - mbrojtës, Dritan Dauti - dëshmitar, Edona Idrizi-dëshmitare dhe Amet Ismani – sekretar administrativ.
Ky aktivitet u organizua për herë të parë dhe këtë vit nuk kishte karakter garues, por sipas organizatorëve pritet që në të ardhmen të ketë karakter garues, ku secili fakultet do të simulojë një gjykim dhe në fund të fitojnë më të mirët.
Asistentet Vedije Ratkoceri dhe Blerta Arifi, thanë se studentët e UEJL u dalluan për kreativitet, simulim rolesh dhe komunikim në situatat kur gjërat dilnin jashtë skenarit dhe mbi të gjitha për përgatitjen e tyre profesionale në rolet e caktuara.
Në fund pjesëmarrësve iu ndanë certifikata.
