Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Prorektori Reka mori pjesë në një konferencë ndërkombëtare në Tiranë

Prorektori për marrëdhënie ndërkombëtare, Prof. Dr. Blerim Reka, mori pjesë në një konferencë në Tiranë më 27 dhe 28 nëntor. Konferenca u organizua nga Universiteti i Nju Jorkut në Tiranë (UNYT), me temë "Tranzicioni në retrospektivë: 25 vjet pas rënies së komunizmit".

Konferenca mblodhi rreth 300 studiues nga e gjithë bota dhe u hap nga Prof. Dr. Klaus Ofe, Profesor Emeritus nga Shkolla “Hertie” në Berlin dhe Prof. Dr. Majkëll Kenedi (Michael Kennedy) nga Universiteti Braun, SHBA. Gjithashtu fjalë rasti mbajti edhe rektori i UNYT, Prof. Dr. Fatos Tarifa.

Prof. Reka paraqiti punimin e tij, me titull "Nga post-komunizmi tek elitat jo-liberale në Ballkanin Perëndimor dhe pasojat gjeopolitike”. Abstrakti u botua në përmbledhjen e konferencës , në faqen 14, dhe do të publikohet si një punim i plotë nga ana e revistës ndërkombëtare "Global Trends" në Paris, në mars të vitit 2016.

Google+