Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Prorektori për marrëdhënie ndërkombëtare i UEJL-së Prof. Dr. Blerim Reka, mori pjesë në Forumin Botëror të Shkencës

Prorektori për marrëdhënie ndërkombëtare Prof. Dr. Blerim Reka, mori pjesë në Forumin Botëror të Shkencës, (Budapest, 3-7 nëntor 2015), forumi më i madh shkencor, i cili organizohet çdo dy vjet. Ai ishte i vetmi pjesëmarrës i ftuar nga Republika e Maqedonisë.

Forumi Botëror i Shkencës ka tubuar rreth 900 shkencëtarë nga të gjitha pjesët e botës, duke përfshirë edhe japonezin fitues të Çmimit Nobel - Hiroshi Amano nga Universiteti Nagoya, që ishte njëri nga folësit kryesor.

Forumi u hap nga kryetari Akademisë së Shkencave të Hungarisë, Laslo Lovasz dhe kryeministri hungarez Viktor Orban dhe përmes video-mesazhit nga selia e OKB-së nga Nju Jorku nga SP i OKB-së Ban Kee Moon. Gjithashtu, fjalë përshëndetëse në këtë forum kishte drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s Irina Bokova.

Prorektori Reka realizoi takime dhe diskutoi për bashkëpunimin me UEJL-në me pjesëmarrës nga shumë universitete dhe akademi të shkencave, si me: 3 kryetar të akademive të shkencave (të Hungarisë, Koresë Jugore dhe Turqisë); me profesorë nga SHBA, BE dhe universitete nga Azia, si: Universiteti i Bostonit, Kolegji Uilmigton, Universiteti i Ohajos , Universiteti i Mastrihtit , Instituti i Shkencës dhe Teknologjisë nga Vjena, Universiteti Kombëtar i Seulit-Koreja e Jugut, Këshilli për Hulumtime i Sulltanatit të Omanit, etj.

Google+