Në këtë ngjarje u prezantua projekti i Ministrisë në fjalë, me titull: “Arritja e mbrojtjes së llojllojshmërisë biologjike përmes krijimit dhe menaxhimit efektiv me zonat e mbrojtura dhe integrimit të llojllojshmërisë biologjike në planifikimin e përdorimit të tokës”, që po zbatohet me mbështetjen e UNEP Vjenë me mbështetje financiare të Fondit Ekologjik Global (FEG).
Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika, në fjalimin e rastit e theksoi rëndësinë e përfshirjes së ekspertëve universitarë, në çdo nismë që ka të bëjë me projekte dhe aktivitete, të cilat i dedikohen një komuniteti më të gjerë të qytetarëve.
“Shpallja e Malit Sharr për park nacional, duhet të kuptohet si qëllim për sigurimin e zhvillimit dhe avancimit të tërë gjendjes dhe potencialit të vlerave natyrore, por gjithashtu edhe sigurimit të menaxhimit të drejtë dhe përdorimit të qëndrueshëm”, tha ministri i Mjedisit Jetësor, Nurhan Izairi.
Në këtë aktivitet mori pjesë kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, Tomas Majkll Baer, ambasador i Austrisë, përfaqësuesi i Zyrës së UNEP-it në Vjenë, Pjerr Karlo Sandei, ekspert të fushës, përfaqësues të komunave të cilët gravitojnë drejt kësaj zone dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.
Ngjarja u organizua me qëllim që të gjitha palët e përfshira, që në fazën më të hershme të kyçen në aktivitetet që i ka ndërmarrë Ministria dhe Qeveria e Maqedonisë në lidhje me mbrojtjen e Malit Sharr.
Vlen të theksohet se paraprakisht u zhvillua një takim pune midis rektorit Dika dhe ministrit Izairi.
Prezantim publik për shpalljen e Malit Sharr “zonë e mbrojtur”
1 korrik 2015Në organizim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë, ku nikoqir ishte Instituti i Mjedisit Jetësor dhe Shëndetit i Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), të martën (30 qershor 2015), u mbajt prezantim publik lidhur me aktivitetet për shpalljen e Malit Sharr “zonë e mbrojtur”.
Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics