Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Rektori Dika mori pjesë në konferencën ministrore në Erevan, Armeni

Rektori Dika mori pjesë në konferencën ministrore në Erevan, Armeni

Në kudër të konferencës ministrore, e cila u mbajt në Jerevan, Armeni nga 14-15 maj 2015, u përgatit Raporti për implementimin e Procesit të Bolonjës. Në konferencë morën pjesë ministra nga 47 shtete të Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë, si dhe rektorë nga Universitete të ndryshme. Në kët konferencë ishte i pranishëm edhe rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika.

Raporti siguron një pasqyrë të gjendjes së implementimit të Procesit të Bolonjës nëpërmjet perspektivave të ndryshme dhe përdorimin e të dhënave nga gjysma e parë e vitit 2014. Në këtë raport janë shënuar informata cilësore dhe të dhëna statistikore dhe janë të mbuluara të gjitha aspektet kryesore të reformave në arsimin e lartë, të cilat kanë për qëllim funksionimin e mirë të Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë.

Shtetet përballen me kontekste të ndryshme gjatë implementimit të Procesit të Bolonjës, varësisht nga politikat e tyre të arsimit të lartë.

Madhësia e popullatës studentore është e ndryshme në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë, duke i shprehur karakteristikat e secilit shtet. Vendet e kësaj hapësire tregojnë një pasqyrë të përzier gjatë implementimit në periudhat kur përcaktohen kthesat kyçe në Procesin e Bolonjës.

Google+