Duke folur rreth zhvillimeve në Kosovë para dhe pas luftës, ajo vuri në pah se “shpallja e pavarësisë së Kosovës është bërë në koordinim me të gjithë shqiptarët: në Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Malit të zi”. Ajo tha se dialogu më Serbinë, në mes tjerash, ka sjellë edhe disa të mira për Kosovën sa i përket rrugëtimit drejt anëtarësimit në strukturat euro-atlantike.
Ministrja Tahiri, ka porositur edhe Qeverinë e Maqedonisë që të punojë në drejtim të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit si garanci për stabilitetin e shtetit. Ajo bëri të ditur se shumë shpejtë do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe të Maqedonisë.
Ajo drejtoi edhe një porosi për liderët shqiptarë në Maqedoni. “Liderët e këtushëm të partive politike shqiptare duhet të jenë të unifikuar rreth zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Këtë porosi e bëj ngase edhe disa vite pas përfundimit të luftës në Maqedoni ende Marrëveshja e Ohrit nuk po zbatohet në tërësi”. Ministrja Tahiri këto komente i bëri pas shumë pyetjeve të studentëve të pranishëm në këtë ligjëratë.
Këshilltari i rektorit të UEJL, Demush Bajrami, tha se ministrja Edita Tahiri ka një karrierë të bujshme politike, e cila ka nisur që në vitet e rënda të okupimit serb të Kosovës, duke qenë në mesin e aktorëve kyç të ndryshimeve politike në Kosovë dhe në rajonin e Evropës Juglindore, që nga përfundimi i luftës së ftohtë, si dhe një nga themelueset e lëvizjes për pavarësinë e Kosovës - Lidhjes Demokratike të Kosovës e deri në ditët e sotme.
Ministrja Edita Tahiri ligjëroi në UEJL për “Marrëveshjet etnike të Ballkanit për stabilitet të qëndrueshëm politik”
8 maj 2015Ministrja për Dialog në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, sot (5 maj 2015), ka mbajtur një ligjëratë para studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), në Tetovë, në temën “Marrëveshjet etnike të Ballkanit për stabilitet të qëndrueshëm politik”.
Më shumë lajme
- UEJL – partner kyç i Kombeve të Bashkuara në platformën universitare SustainEd
- Konferenca për shtyp e fundvitit: Rektori Sadudin Ibraimi theksoi rritjen e qëndrueshme dhe vizionin e qartë të UEJL-së për të ardhmen
- Ambasadori i Shqipërisë, Denion Meidani, ligjëron në UEJL për diplomacinë shqiptare dhe integrimin evropian
- Ambasadorja e Izraelit e vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore
- Zgjidhet kryetari i ri i Parlamentit dhe Asociacionit Studentor të UEJL-së
- Përfaqësuesit e Shkollave Ndërkombëtare MAARIF në takim pune në UEJL
- Forumi ECONLIT 2025 u mbajt në UEJL - Shkup