COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Manifestim poetik në UEJL

Manifestim poetik në UEJL

Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, më 24 prill, lexuan poezitë e tyre poetë të shquar, anëtarë të asociacionit të shkrimtarëve në Maqedoni. Në hapjen e këtij manifestimi, foli këshilltari i rektorit të Universitetit të Evropës Juglindore, Demush Bajrami dhe kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë, Vele Smilevski.

Para studentëve dhe dashamirëve me poezitë e tyre u paraqitën disa poetë, anëtarë të SHSHM dhe të tjerë: Resul Shabani, Olga Arbuljevska, Sande Stojçevski, Slavica Dabevska Kirovska, Jusuf Edip, Bratislav Tashkovski, Koço Topuzoski, Hristo Petreski, Delvina Kërluku, Stojan Tarapuza, Vesna Acevska, Rade Siljan, Seida Beganoviq, Vele Smilevski, Elena Prenxhova, Mile Jovanovski Poreçanec, Adem Abdullau, Olivera Docevska, Paskal Gilevski dhe Aleksandar Popovski.

Google+