Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

“Dyert e hapura” në Shkup theksojnë interesimin për të studiuar në UEJL

Maturantë, prindër dhe të tjerë të interesuar, të premten (17 prill 2015) nga shkollat e mesme të Shkupit, Kumanovës, Likovës, Prilepit dhe Bujanocit etj., e kanë vizituar objektin e Universitetit të Evropës Juglindore në Shkup, në kuadër të manifestimit “Dyert e hapura”.

Në prezantimin qendror, i cili u mbajt në amfiteatrin e madh, maturantët u njoftuan me ofertën e UEJL-së për vitin e ri akademik 2015/2016.

Demush Bajrami, këshilltari i rektorit, theksoi se sot ka shumë mundësi që ofrohen, por në radhë të parë duhet shikuar reputacioni i Universitetit, programet studimore cilësore, infrastruktura, mobiliteti dhe lokacioni atraktiv i Universitetit.

Vladimir Radevski, drejtori i kampusit të UEJL-Shkup, tha se ky kampus është një mundësi e mirë për të studiuar pasi që ofron zgjedhje të larmishme shumëkulturore dhe shumëgjuhësore.

Prorektori për marrëdhënie ndërkombëtare, Prof. Dr. Blerim Reka, theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes sa më të madhe të maturantëve në ofertën e bursave të Universitetit për këtë vit, ku të gjithë maturantëve m,e notë mesatare 5.00, u jepet bursë 50% e pagesës së shkollimit dhe 30% pagesë e shkollimit, për të gjithë maturantët që kanë notë mesatare 4.5 deri 4.99.

Përvojën e tij në UEJL , para maturantëve e prezantoi edhe nënkryetari i Parlamentit dhe Asociacionit Studentor, Fuad Jonuzi, i cili tha se diploma e këtij universiteti hapë ,dyert drejt perspektivës evropiane, duke bërë që të jemi më afër tregut global të punës .

Në kuadër të manifestimit “Dyert e hapura”, fakultetet i prezantuan programet studimore, kurse studentët mbajtën aktivitete të ndryshme studentore.

Në organizim të Departamenti të sportit u mbajt finalja në ping-pong dhe marshuta në çiklizëm.

Vlen të theksohet se tek maturantët e shkollave të mesme pati një interesim të theksuar lidhur me ofertën e sivjetme programore të UEJL.

Google+