Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Ambasadori i SHBA Baily vizitoi UEJL

Ambasadori i SHBA në Maqedoni, Jess L. Baily (Xhes L. Bejli), me 19 mars (e enjte), e vizitoi kampusin e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë.

Ambasadori Baily u prit nga Rektori i UEJL prof. Dr. Zamir Dika dhe anëtarët e rektoratit.

Rektori Dika e njoftoi ambasadorin Baily për misionin e UEJL-së, të arriturat e deritanishme dhe sfidat e ardhshme për universitetet në përgjithësi dhe në veçanti për të arriturat e UEJL-së gjatë ekzistencës së tij katërmbëdhjetëvjeçare.

Në këtë takim ambasadori Baily e konfirmoi edhe njëherë bashkëpunimi i deritanishëm të frytshëm të UEJL-së me Ambasadën e SHBA në Shkup dhe me universitetet amerikane, në veçanti me ate të Indianës.

Gjatë qëndrimit të tij, Ambasadori Beily pati një takim edhe me stafin e UEJL- alumni të programeve amerikane të këmbimit akademik.

Google+