Në kuadër të memorandumit parashihet vendosja e bashkëpunimit midis Komunës së Tetovës dhe Institutit të Mjedisit Jetësor dhe Shëndetit(IMJSH) të Universitetit të Evropës Juglindore, me qëllim, realizimin e plotë të “ Planit aksional për energji të qëndrueshme”.
Instituti i Mjedisit Jetësor dhe Shëndetit dhe Komuna e Tetovës do të realizojnë një studim rreth emetimit të gazrave ndotës, siç janë; monoksidi i karbonit (C0) dhe dyoksidi i karbonit (CO2). Rezultatet empirike pritet të ndihmojnë në hartimin e politikave dhe masave mbrojtëse kundër ndotjes së ajrit.
Qëllimi i planit aksional, i cili do të realizohet nga ekspertët e kësaj fushe është që në një të ardhme të afërt qytetarëve të Tetovës t'u ofrohet ajër më i pastër.
