Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

USAID ka lidhur partneritet me Lions Club nga Maqedonia për të përmirësuar mundësitë arsimore të fëmijëve me pengesa në shikim

Më 12 dhjetor 2014(e premte), në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), USAID dhe Lions Club kanë promovuar zyrtarisht fillimin projektin për të ndihmuar fëmijët në Maqedoni me probleme në shikim.

Qëllimi i kësaj iniciative 30-mujore, të implementuar nga UEJL dhe bashkë-financuar nga USAID dhe Lions Club Maqedoni (LCM), përmes Fondacionit Lions Club International (LCIF), është rritja e cilësisë dhe qasjes në shërbimet arsimore për fëmijët me probleme në shikim me një fokus të veçantë në shkrim dhe lexim, duke botuar tekste shkollore në teknikën Braj në gjuhët lokale dhe fushata për ekzaminim e syve të fëmijëve të moshës parashkollore.

"Qasja në arsim cilësor është e drejtë universale e njeriut. Aktualisht, më pak se një për qind e fëmijëve me probleme në shikim në Maqedoni janë në gjendje të lexojnë shkrimin Brejëll [një sistem i shkrimit që mundëson të verbrit dhe pjesërisht të verbrit për të lexuar dhe shkruar përmes prekjes]. Dhe për ata që mundin, mundësia e teksteve Braj në dispozicion është ende shumë e vogël. Si mund të mësojnë këta fëmijë në qoftë se ata nuk mund të lexojnë? Si mund ata të mësojnë të lexojnë pa libra?", tha Drejtori i Misionit të USAID-it James Stein.

Në kuadër të këtij aktiviteti Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë dhe Universiteti i Evropës Juglindore nënshkruan Memorandum për implementimin e projektit për fëmijët me pengesa në shikim.

“Qëllimi i Memorandumit është për të përmirësuar dhe rritur nivelin e shkrim-leximit të këtyre fëmijëve duke përdorur alfabetin Braj”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi.

Christie Vilsack, këshilltar i lartë i USAID-it për Arsim Ndërkombëtar, dhe presidenti LCIF Joe Preston të dy ishin në Maqedoni për këtë ngjarje. Guvernatori i Qarkut LCM Dragi Filevski dhe udhëheqësi i projektit Shpëtim Latifi, gjithashtu i paraqiten pikëpamjet e tyre për projektin.

USAID dhe Lions Club International, do të sigurojnë secili nga 250,000 $. Disa organizata të tjera do të përfshihen në punën e projektit, duke përfshirë, Ministrinë e Arsimit, Shoqatën e të Verbërve të Maqedonisë, dhe shkollën për fëmijët me vështirësi në shikimin "Dimitar Vllahov" në Shkup.

Google+