“I ashtuquajturi deficit demokratik në Bashkimit Europian (BE), është rezultat apo pasojë e dallimeve në mes të nivelit të integrimit të BE-së në njërën anë dhe cilësive demokratike të sistemit politik nga ana tjetër. Deficiti demokratik, ndër të tjera reflektohet edhe në mungesë të lidhjes në mes të qytetarëve dhe institucioneve dhe politikave të BE-së, e që pjesërisht shpjegohet me faktin se ky është një sistem atipik politik, të cilat nuk zbatohen të njëjtat kategori si nivel kombëtar. Traktati i Lisbonës ka forcuar në mënyrë të konsiderueshme rolin e parlamenteve kombëtare, të cilat janë të lidhura më direkt të qytetarëve nga deputetët”, u tha ndërmjet tjerash në forumin shkencor kushtuar “Demokracisë së BE dhe rolit të parlamenteve nacionale”(Scientific Forum EU Policy Dialogues: Democracy in the EU and the Role of National Parliaments), që u mbajt të premten (21 nëntor), në Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup. Panelistë të këtij forumi shkencor ishin: Doc. Dr. Snjezana Vasiljevic nga Universiteti i Zagrebit, Prof. Dr. Gordana Siljanovska-Davkova, nga Univwersiteti i Shkupit dhe Prof. Dr. Abdullah Azizi, Doc. Dr. Miranda Sabriu-Bexheti dhe doktoranti Demush Bajrami nga Universiteti i Evropës Juglimdore.
Në emër të organizatorëve folën: Prof. Dr. Veton Latifi i Insititutit “Maks van der Stoel” të UEJL, Prof. Dr. Marija Risteska e Qendrës për hulumtim dhe krijim të politikave dhe Sandra Koljaçkova e Fondacionit Konrad Adenauer.
