Në Universitetit të Evropës Juglindore në Shkup, të enjte (9 tetor 2014), historiani dhe shkrimtari Jusuf Buxhovi i dhuroi bibliotekës universitare “Maks va nder Shtul” dhe studentëve, një sasi të konsiderueshme të dy librave të fundit të tij “Jeniçeri i fundit” dhe “Dosja e hapur”. Me këtë rast autori u takua me studentë, profesorë dhe dashamirë të fjalës së shkruar.
“Së bashku me botuesin jemi marrë vesh që të dhurojmë disa nga librat e mi, në kuadër të projektit që rinia të ketë alternativë për të lexuar dhe kuptuar proceset historike”, tha shkrimtari dhe historian, Jusuf Buxhovi.
Buxhovi me studentët ka ndarë mendime të ndryshme rreth politikës aktuale shqiptare.
Në kuadër të këtij projekti pritet të ndahen mijëra libra në qytetet të ndryshme në Maqedoni dhe rajon, ku jetojnë shqiptarë.
