Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U promovua versioni shqip i librit “Në kërkim të një bote më të mirë” i Sërgjan Kerimit

Në Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup, të enjten ( 2.10.2014), ish-ambasadori i Republikës së Maqedonisë në OKB, Sërgjan Kerim, promovoi versionin shqip të librit “Në kërkim të një bote më të mirë”.

Libri, i cili po promovohet sot në Universitetin tonë, mund të merret si simbol i një simbioze, e cila i bashkon nëpërmjet urës rrjetet globale të interesit me mikro mjedisin, etnokulturalizmin, gjuhën dhe civilizimin, tha në fjalën e tij të rastit rektori i Universiteti të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika

“Libri paraqet një përmbledhje e mendimit të tij akademik, përvojës së sublimuar diplomatike, për problemet tona aktuale të botës që jetojmë”, tha Prof. Dr. Blerim Reka, njëri nga promotorët e librit.

Elena Andreevska, njëra nga promotoret e librit, tha se në të gjitha veprat e tij ndjehet mjeshtëria e tij për paqe, kriticizëm dhe stili i veçantë i të shprehurit.

“Përveçse kam pasur si synim të pasqyroj botën në të cilën jetojmë, gjithashtu kam pasur si qëllim t’i tregoj perspektivat e një bote më të mirë. Doja nga prizma e një njeriut që ka marrë pjesë në punët e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, atë përvojë ta tregoj nëpërmjet këtij libri”- deklaroi ish-diplomati, Sergjan Kerim.

Autori e promovoi librin si mundësi të mirë për njohjen mes vete, duke theksuar se si shoqëri jemi mjaft të hapur kundrejt botës, dhe është koha të jemi të afrohemi edhe mes vete.

Google+