“Ju, do të jeni studentë të veçantë në rajonin e Evropës Juglindore sepse do t’ju mësojnë profesorë dhe një staf i tërë akademik, që është i përkushtuar dhe i trajnuar për t’ju pajisur me dije dhe kompetenca sipas metodologjive më të reja të mësimit, për t’ju udhëzuar, udhëhequr, këshilluar dhe ndihmuar që në mënyrë sistematike të përvetësoni dijet.”, tha në fjalimin e tij, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika.
Ai foli për dallimin e të qenit student i Universitetit të Evropës Juglindore, duke theksuar faktin se në këtë Universitet do t’ju mësojnë profesorë dhe një staf i tërë akademik, që është i përkushtuar dhe i trajnuar për t’ju pajisur me dije dhe kompetenca sipas metodologjive më të reja të mësimit, për t’ju udhëzuar, udhëhequr, këshilluar dhe ndihmuar që në mënyrë sistematike të përvetësoni dijet.
“Ju, do të jeni më të veçantit, sepse do të keni shërbimet më të sofistikuara elektronike dhe administrative në rajon, të cilat janë të dizajnuara për t’iu përshtatur stilit të jetës suaj në mënyrë dinamike, me një dozë të lartë të interaktivitetit.”, tha rektori Dika.
Gjatë javës orientuese, studentët do të njihen me infrastrukturën e Universitetit, do të pajisen me dokumentet e identifikimit studentor (kartelat ID), do ta përpilojnë orarin dhe do të njihen me këshilltarët për çështje studentore dhe administratën e Universitetit.
Ata, po ashtu do të njihen me shërbimet kryesore të universitetit, si shërbimin studentor, shërbimin e teknologjive informatike, bibliotekën, shërbimin e karrierës dhe me fakultet, ku ata kanë zgjedhur të studiojnë.
