Ambasadori i sapoemëruar i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë, Z. Charles Garrett, të premten (12 shtator 2014), vizitoi për herë të parë Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Ai u prit nga Presidenti i Bordit të Universitetit (Prof. Dr. Dennis Farrington), Provosti (Prof. Dr. Andrew Goodspeed), Sekretari i përgjithshëm (z. Xhevair Memedi) dhe Këshilltari Ekzekutiv për performancën dhe cilësinë (znj. Heather Henshaw). Pas një diskutimi për historinë dhe misionin e vazhdueshëm të UEJL-së dhe mënyrën se si Universiteti mund të krijojë lidhje më të ngushta me universitetet në Britaninë e Madhe. Ambasadori bëri një shëtitje në kampusin e UEJL-së ku vizitoi ndërtesën e qëndrueshme energjetike, impiantin fotovoltaik, centralin e ri për ngrohje me biomasë dhe bibliotekën e universitetit.
Ambasadori Mbretërisë së Bashkuar vizitoi UEJL
15 shtator 2014Ambasadori Mbretërisë së Bashkuar vizitoi UEJL
Më shumë lajme
- UEJL-ja mirëpret delegacionin e Universitetit të Warmia-s dhe Mazury-t për forcimin e bashkëpunimit në kuadër të ChallengeEU dhe shkëmbimit akademik
- UEJL forcon rolin në Aleancën Evropiane - ChallengeEU
- Banka Botërore prezanton raportin vjetor dhe diskuton me komunitetin akademik të UEJL-së
- Aleanca Franceze në Tetovë shënon 25-vjetorin në UEJL
- UEJL thellon partneritetin me Ambasadën e SHBA-së përmes rrjetit të alumnive
- Instituti „Max van der Stoel“ i UEJL-së bashkëorganizator i konferencës ndërkombëtare „OFA 25+: Mësime, Gjurmë, Horizonte“
- UEJL-ja mirëpret Konferencën e 4-të CEE-Loc për Studimet e Qeverisjes Lokale