Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Pro-rektori Blerim Reka mbajti ligjëratë në Universitetin e Bolonjës

Pro-rektori Blerim Reka mbajti ligjëratë në Universitetin e Bolonjës

Pro-rektori për hulumtime dhe marrëdhënie ndërkombëtare, Prof. dr. Blerim Reka, më 27 maj 2014, mbajti ligjëratë në Fakultetin Juridik të Universitetit të Bolonjës, me temë:“Pavarësia e Kosovës: vetëvendosja e vonuar paskoloniale dhe pas luftës së ftohtë”.

Me këtë rast, ai u takua me prorektorin për hulumtime të Universitetit të Bolonjës, Prof. dr. Dario Braga, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e ardhshëm dypalësh.

Pro-rektori Reka gjithashtu u takua me: Prof. dr. Paolo Mengozzi, ish-profesor i së drejtës së BE-së në Universitetin e Bolonjës, tani gjykatës në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë (të BE-së), përfaqësuesit e Universitetit John Hopkins-CCDD, Bolonjë dhe me Prof. dr Giovanno Cimballo, profesor i së drejtës krahasuese, Drejtor i LICODU (qendra kërkimore e Universitetit të Bolonjës).

Google+