Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

SEE Universiti fitoi Kupën e Maqedonisë në futsall – fitore e madhe për ne

Ekipi i futsallit SEE Univeristeti nga Tetova është fitues i Kupës së Maqedonisë në futsall.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Afrim Jonuzi e fitoi “Crna Rekën” nga Kavadari me rezultat 5-3 në finalen e madhe, që u zhvillua të dielën (25 maj), në Koçanë, në një atmosferë të mirë sportive, para 300 sportdashësve të futsallit.
Golat për SEE Universiteti i kanë shënuar Sami Ramadani, Sadam Saiti, Ismet Ceka dhe Albin Alija (dy gola).
SEE Universiteti luajti shumë mirë nga fillimi e deri në fund të lojës, ndërsa në një moment rezultati ishte 3-0.

“Sivjet e festojmë 10 vjetorin e klubit dhe në prag të këtij jubileu jemi shpallur nënkampion të Maqedonisë, ndërsa me fitimin e kupës së Maqedonisë rumbullakësuam suksesin e madh.Falënderoj tifozët që na mbështetën, duke ardhur në Koçanë, si dhe rektorin Zamir Dika, prezenca e të cilit ishte një stimul i madh për lojtarët. Lojtarët thjeshtë kanë ‘fluturuar’ në terren dhe fitorja me plotë meritë është e jona”, tha trajneri Afrim Jonuzi.
Me medalje është nderuar edhe rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika, i cili me këtë rast deklaroi: “Pas sukseseve në arsim dhe shkencë, Universiteti ynë po shënon suksese edhe në sport. Kjo është një fitore e madhe për ne”.
Futbollisti Ismet Ceka shtoi: “Golin tim ia dedikoj të gjithë studentëve të SEE Universiteti”.
Kjo ishte finalja e tretë për ekipin e futsallit të UEJL-së "SEE Universiteti", kurse hera e parë që e fiton kupën.

Google+