Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Kryetari i Bordit të UEJL-së vizitoi Kievin

Kryetari i Bordit të UEJL-së vizitoi Kievin

Kryetari i Bordit të Universitetit të EJL-së, prof. dr. Dennis Farrington, vizitoi Kievin-Ukrainë nga 19-21 maji në cilësinë e ekspertit të Këshillit tëEvropës. Ai u takua me ministrin dhe zëvendës-ministrin e parë të arsimit, profesorë, zyrtarë dhe deputetë të Rada Verkhovna (Parlamentit) për të diskutuar draftin e ri të Ligjit për arsimin e lartë pas ndërrimit të qeverisë. Dr. Farrington ka qenë i përfshirë në legjislacionin e arsimit të Ukrainës që nga viti 1996 dhe ka përgatitur tri raporte për arsimin e lartë gjatë viteve 2011-2013. Fushat kryesore për diskutim në projekt-ligjin e ri ishin sigurimi i cilësisë dhe financimi i universitetit. ''Edhe pse Ukraina është një vend shumë më i madh se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kosovës, të njëjtat kërcënime për universitetet ekzistojnë, pra konkurrenca në rritje nga universitetet ndërkombëtare me cilësi të lartë; vetëm me përpjekje të vazhdueshme për përsosmëri në mësimdhënie dhe administratë universitetet lokale mund të kenë sukses, ashtu siç UEJL, që ju ofron studentëve fillimin më të mirë në jetën e tyre profesionale ", tha dr. Farringtoni. Puna Ukrainë do të vazhdojë me zhvillimin e kornizës ligjore për arsimin më vonë gjatë vitit. Në mesin e fushave tjera kyçe për zhvillim janë përcaktimi i të drejtave të pakicave kombëtare, politika gjuhësore, trajnimi dhe zhvillimi i mësimdhënësve dhe Korniza Kombëtare e Kualifikimeve. Agjencitë e përfshira në këtë janë BE dhe Këshilli i Evropës.

Dr. Farrington gjithashtu vizitoi shkollën e gjuhës angleze, ku ai diskutoi reformat me stafin dhe studentët.

Google+