Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Takim me ALUMN-in e Kosovës: Forcim i lidhjeve

Takim me ALUMN-in e Kosovës: Forcim i lidhjeve

"Është ndjenjë shumë e mirë për ne, kur dijmë se dikush kujdeset për ne edhe pasi kemi diplomuar". "U takuam sot dhe shkëmbyem përvojën tonë". "Është mirë që takohemi për të vazhduar lidhjen tonë me Universitetin". Këto ishin disa nga komentet e të diplomuarve të UEJL-së, nga Kosova, në takimin e tretë, që u mbajt të martën (13 maj 2014), në Prishtinë.

Takimi me të diplomuarit e UEJL-së nga Kosova kishte për qëllim forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimin konkret për të orientuar aktivitetet me interes të përbashkët.

Me të diplomuarit u takua rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika dhe prorektori për çështje akademike Prof. Dr. Endrju Godspid.

Takimi me ish-studentët e UEJL-së nga Kosova është shndërruar në takim tradicional, kurse së shpejti pritet të krijohet edhe një asociacion, i cili do të bashkojë të gjithë të diplomuarit e UEJL-së nga Kosova.

Google+