Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Përfaqësues të ARM-së vizitojnë UEJL-në

Përfaqësues të ARM-së vizitojnë UEJL-në

Përfaqësues të Armatës së Republikës së Maqedonisë, përkatësisht personeli kryesor i Komandës së Bashkuar Operative, të mërkurën (8 maj), vizituan Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Në kuadër të delegacionit të ARM, ishin gjeneral major Metodija Veliçkovski, zëvendëskomandanti gjeneral brigade, Muhamet Racaj dhe gjeneral brigade Pavle Arsovski. Ata u takuan me provostin, Prof. Dr. Endrju Godspid, me të cilin biseduan për mundësitë e bashkëpunimit me Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), në kuadër të Memorandumit të nënshkruar me Ministrinë e Mbrojtjes së Maqedonisë.

Gajtë kësaj vizite, u mbajt ligjëratë me temë “Integrimi në BE dhe në NATO”, ku ligjëruan dekania e Fakultetit të Administrimit Publik dhe Shkencave Politike, Prof. Dr. Elena Andreevska dhe drejtori i Institutit për hulumtime shkencore “Maks van der Shtul”, Prof. Dr. Veton Latifi.

Vizita u realizua në kudër të planit vjetor të punës së kësaj komande dhe njësive vartëse të saj në universitete të ndryshme në Maqedoni.

Google+