Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Hapet solemnisht Panairi i Karrierës në UEJL

Në Universitetin e Evropës Juglindore të mërkurën (7 maj), u hap solemnisht Panairi i Karrierës, i cili organizohet nga Qendra e Karrierës.

Panairi i Karrierës paraqet një mundësi të mirë për studentët për t’u takuar me punëdhënësit potencial, ku diskutuan rreth mundësive për ‘tu punësuar, për t’u angazhuar si praktikant dhe për përshtatshmërinë e kualifikimeve dhe aftësive të tyre me kërkesat e tregut të punës apo kompanisë në fjalë. Studentët, po ashtu kishin mundësi që aty për aty të aplikojnë për punë duke dorëzuar CV të tyre në stendat e kompanive.

Panairin të hapur e shpalli rektori i UEJL, Prof. Dr. Zamir Dika, i cili foli për rëndësinë e kësaj ngjarje për studentët, Universitetin dhe komunitetin e biznesit.

“Dita e mbajtjes se këtij panairi përkon me vigjiljen e një ditë tepër të rëndësishme - “Ditën e Evropës”, e cila ka shumë arsye të shënohet edhe në Maqedoni, veçmas në Universitetin tonë, ngase festa e kësaj dite do të duhej të na përkujtojë për frymën evropiane të institucioneve tona. Evropa, nuk është vetëm një koncept gjeografik, por një filozofi, mendësi dhe vizion. Panairi ynë duke qenë një rrugë tashmë e trasuar për orientim në karrierë, pa dyshim që ndihmon studentët në gjetjen e zgjidhjeve më të mira për punësim dhe për planifikimin e karrierës së tyre individuale.”, tha rektori Dika.

E pranishme në hapjen e panairit, ishte kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, e cila tha se komuna do të vazhdojë të përkrah bashkëpunimin midis komunitetit të biznesit dhe universiteteve.

“Është shumë I rëndësishëm bashkëpunimi midis komunitetit të biznesit, universiteteve dhe pushtetit për të realizuar integrimin e proceseve”, tha kryetarja e Tetovës Teuta Arifi.

Këtë vit Panairi i Karrierës organizohet për të nëntën herë, ku ishin të pranishëm mbi 50 kompani dhe organizata nga Maqedonia, të cilët prezantuan aktivitetet e tyre para studentëve, stafit dhe mysafirëve të tjerë.

Google+