Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Ligjëratë e ambasadores së Francës në Maqedoni Laurence Auer në kuadër të Ciklit të Ligjëratave Diplomatike të Institutit “Maks van der Shtul”

"Parimi bashkëkohorë dhe doktrinat e politikës së jashtme franceze", ishte tema e ligjëratës së ambasadores franceze në Maqedoni, Laurence Auer, që e mbajti të hënën (31 mars 2014), në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në kuadër të Ciklit të Ligjëratave Diplomatike, të organizuar nga Instituti për Hulumtime Shkencore “Maks van der Shtul”

Ambasadorja Auer shpjegoi principet e universalizmit në kuadër të politikës së jashtme franceze, duke konstatuar se “Të drejtat e njeriut dhe respektimi i të drejtës ndërkombëtare janë principet kryesore të universalizmit”

Para studentëve të shumtë dhe mësimdhënësve të UEJL-së, Ambasadorja Auer shpjegoi gjithashtu edhe zhvillimet në kuadër të politikës botërore dhe Balkanit nga pikëpamja e diplomacisë franceze .Duke folur për çështjen emrit në mes Maqedonisë dhe Greqisë ajo theksoi se të dy shtetet duhet që të gjejnë kompromis në çështjen e emrit dhe kompromisi të pranohet nga të dy palët.

Duke folur në kuptimin e saj bashkëkohorë të doktrinës së politikës së jashtme franceze ,mes tjerash ambasadorja Auer, tha se diplomacia nuk është e dizajnuar vetëm për ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare, por gjithashtu edhe për njerëzit me bagazh ekonomik, që kanë fuqi ekonomike përmes investimeve, bizneseve të mira, universiteteve të mira, studentë të huaj, etj.

Në edicionin e fundit të Cikli të Ligjëratave me Diplomatë, ambasadorja franceze Auer shpjegoi se Franca gjithmonë nëpër botë ka pasur misione paqësore dhe të sigurisë kur vjen çështja e konflikteve që eskalojnë. Në kuadër të misioneve ndërkombëtare si ato në Libi, në Irak, në Afganistan, në Kosovë, roli i Francës ka qenë në vendosjen e paqes dhe sigurisë në ato shtete. Sipas saj ,në këtë drejtim është vendosur doktrina e politikës së jashtme.

Në fjalimin e tij hyrës, drejtori i Institutit për Hulumtime Shkencore të UEJL-së "Maks van der Shtul" Prof. dr. Veton Latifi, rikujtoi se deri në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore ndërtimi i Evropës duket se është një nga parimet kryesore të politikës së jashtme Franceze. Sipas tij aty ka disa arsye për këtë: dëshira për të rivendosur paqen dhe të garantojë sigurinë e shteteve, forcimin e demokracisë së qeverisë dhe të bëjë ndërtimin e Evropës një realitet dhe ta zhvillojnë atë në forum politik të respektuar. "

Google+