Ceremonia e dhënies së çmimeve në garën për ese më të mirë në Maqedoni, që organizohet për dy vite radhazi , në partneritet midis Qendrës së Gjuhëve të UEJL-së, Shoqatës Kombëtare të profesorëve të gjuhës angleze ( ELTAM ) dhe Korpusit të Paqes , u mbajt të hënën , me 24 mars, 2014 në Ambasadën e SHBA-së në Shkup . Besa Bytyqi , e cila e përfaqësoi Qendrën e Gjuhëve, iu ndau fituesve shpërblime. Këtë vit , në tri kategori , konkurruan 460 nxënës nga shkollat publike dhe private në Maqedoni me esetë e tyre mbi temën " Pse është e rëndësishme mesimi i një gjuhe të dytë ? " Ambasadori i SHBA – së, Shkëlqesia e Tij, zotëri Paul Wohlers , si mikpritës i ceremonisë , shprehu kënaqësinë për garën në nivel kombëtar dhe falenderoi Universitetin e Evropës Juglindore për mbështetjen dhe kontributin në promovimin e mësimit të gjuhës angleze në vend dhe pjesëmarrjen në evenimente të këtilla.
Ceremonia e dhënies së çmimeve në garën për ese më të mirë në Maqedoni
31 mars 2014Ceremonia e dhënies së çmimeve në garën për ese më të mirë në Maqedoni
Më shumë lajme
- UEJL-ja mirëpret delegacionin e Universitetit të Warmia-s dhe Mazury-t për forcimin e bashkëpunimit në kuadër të ChallengeEU dhe shkëmbimit akademik
- UEJL forcon rolin në Aleancën Evropiane - ChallengeEU
- Banka Botërore prezanton raportin vjetor dhe diskuton me komunitetin akademik të UEJL-së
- Aleanca Franceze në Tetovë shënon 25-vjetorin në UEJL
- UEJL thellon partneritetin me Ambasadën e SHBA-së përmes rrjetit të alumnive
- Instituti „Max van der Stoel“ i UEJL-së bashkëorganizator i konferencës ndërkombëtare „OFA 25+: Mësime, Gjurmë, Horizonte“
- UEJL-ja mirëpret Konferencën e 4-të CEE-Loc për Studimet e Qeverisjes Lokale